![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/4cc682bb-8336-488d-a87a-6ef57baec9ad_w1597_n_r1_st_s_sd-800x450.jpg)
Gërmimet njëjavore në gurorën “Kishevak” të Serbisë, kanë rezultuar me dyshimet në gjetjen e mbetjeve mortore të katër personave.
Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu tregon se profili gjenetik i tyre do të zbulohet para pranverës. Në këtë varrezë masive dyshohet të jenë varrosur 17 trupa të shqiptarëve civil nga lufta e fundit në Kosovë.
Por, gërmimet në Kishevak do të përfundojnë gjatë së premtes për të rifilluar në pranverë për shkak të kushteve atmosferike. Me të përfunduar gërmimet në Kishevak, destinacioni i radhës do të jetë në minierën tjetër të Shtavalit.
Ky vend pritet të jetë varreza masive e gjashtë në Serbi, me trupa të civilëve shqiptarë. Nga katër lokacionet e para janë gjetur 941 trupa civilë, teksa shteti është në kërkim edhe të mbi 1600 trupave të tjerë, për fatin e të cilëve nuk dihet.
Top Channel