Ekzekutimi në SHBA/ Fjalët e fundit prekëse të të dënuarit

11/12/2020 13:09

Brandon Bernard u bë personi më i ri në 7 dekada qe ekzekutohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

40-vjeçari  u dënua për vrasje në vitin 1999, kur ishte adoleshent. Bernard qe pjesë e një grupi prej pesë të rinjsh, të cilët u përfshinë në vrasjen e një çifti besimtarësh nga Iowa, Todd dhe Stacie Bagley. Edhe pse ai që shtiu ndaj çiftit ishte 19-vjeçari Christopher Vialva, Bernard i vuri zjarrin makinës ku banda kishte detyruar çiftin që të hynte përpara se mbi të dy ata të hapej zjarr.

Fjalët e fundit që i dënuari tha përpara se t’i administrohej injeksioni vdekjeprurës ishin:

“Më vjen shumë keq”.

Një sërë emrash të njohur, ndër të cilët edhe ylli i reality show-t, Kim Kardashian i kishin bërë thirrje presidentit Donald Trump që ta ndryshonte dënimin e Bernard-it nga ai kapital, në burgim të përjetshëm. Lutja e tij për falje u rrëzua në minutën e fundit nga Gjykata Supreme.

Edhe katër ekzekutime të tjera janë planifikuar përpara se presidenti Donald Trump të përfundojë mandatin më 20 janar, raporton BBC. Nëse të gjitha ato ndodhin, Trump do të jetë presidenti në kohën e të cilët janë kryer më shumë ekzekutime se çdo paraardhës tjetër i tij në më shumë se një shekull.

Top Channel