Dita e tretë/ Nis me tensione protesta për vrasjen e Klodianit/ Policia kundërpërgjigjet me ujë dhe gaz lotsjellës

11/12/2020 18:51

TIRANË-  Dita e tretë e protestës për vrasjen e Klodian Rashës ka nisur me tensione në kryeqytet. Protestuesit kanë hedhur shashka dhe sende të forta ndaj policisë të vendosur para kryeministrisë.

Ndërkohë policia është kundërpërgjigjur me ujë me presion dhe gaz lotsjellës.

Në terren kanë zbritur rreth 1500 efektiv policie. Në këtë protestë të tretë, ata kërkojnë largimin e drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel