Bënë vaksinën e Covid-it/ Australi, dalin pozitivë për HIV

11/12/2020 13:31

Australia ka braktisur përpjekjet për prodhimin e një vaksine vendase kundër koronavirusit, pasi disa pjesëmarrës në testime rezultonin si të prekur nga HIV, çka në media u përshkrua si “pozitivitet i rremë”.

Canberra këmbënguli se ky hap prapa nuk do ta vonojë megjithatë programin e saj të vaksinimit dhe njoftoi se kishte blerë 31 milion doza shtesë të vaksinave rivale të prodhuara nga AstraZeneca dhe Novavax. Universiteti i Queensland dhe kompania farmaceutike CSL u shprehën se kandidati i tyre për vaksinën ndaj Covid-19 nuk do të avancojë në provat klinike të fazës 2 dhe 3, për shkak të shqetësimeve se do të ndërhynte në procedurat e testimit të HIV dhe besimin e publikut.

Sidoqoftë, ata insistuan se nuk ka asnjë mundësi që vaksina të mund të shkaktojë infeksion me virusin e mungesës së imunitetit njerëzor, i cili nëse nuk trajtohet mund të çojë në AIDS, dhe testet e kryera më pas, konfirmuan se nuk ka prani të HIV-it tek personat pjesëmarrës. Rezultati i analizave ishte në fakt një fals pozitiv, e shkaktuar nga vetë teknologjia e përdorur për vaksinën. Por ministri i Shëndetësisë, Brendan Murphy shpjegoi se testimet u pezulluan për shkak se pozitivët e rremë të HIV mund të minojnë besimin e publikut te programi i vaksinimit.

Top Channel