Lezhë-Milot, rruga e aksidenteve/ Në një muaj kanë humbur jetën 7 persona në këtë aks rrugor

09/12/2020 15:12

Aksi rrugor Lezhë-Milot është nder me te rrezikshmit sa i takon aksidenteve rrugore, vetëm muajin qe shkoi kane ndodhur 7 aksidente ku dy prej tyre kane qene me pasoja ne jete njerëzish.

Të kalosh nga njëra ane ne tjetrën ne ketë rruge është një rrezik tepër i madh ku për këmbësoret nuk ka as mbikalime e as nënkalim por as ndriçim.

Vetëm pak dite me pare pikërisht ne këtë rruge një 60 vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga dy automjete ndërsa mbrëmjen e kaluar u plagosen rende dy persona si pasoje e një aksidenti te rende.

Autostrada Lezhe-Milot cilësohet nga banoret si rruga e vdekjes.

Ernest Marku specialist i sigurisë ne rruge tregon disa nga shkaqet se pse ne këtë aks ka kaq shume aksidente

Pjesa me e madhe e aksidenteve ne këtë rruge ndodhin natën dhe viktima janë këmbësore apo dhe drejtues motocikletash.

Top Channel