Dosja ‘Epstein’/ Zhduken 16 imazhe nga faqja e internetit e Departamentit amerikan të Drejtësisë, mes tyre fotoja e Trump. Demokratët kërkojnë transparencë
Boris Johnson thotë se BE po insiston në kushte që asnjë kryeministër nuk do t’i pranonte në bisedimet tregtare mes Britanisë dhe Unionit.
Ai tha se një marrëveshje e mirë mund të arrihet ende, ndërsa foli para deputetëve para takimit me presidenten e komisionit evropian. Por, ai edhe nënvizoi se BE po kërkonte një të drejtë automatike të hakmerrej ndaj Britanisë së Madhe nëse standardet e saj të punës dhe ambientit do të ndryshonin nga të sajat.
Ai ka mbërritur tashmë në Bruksel për bisedime me shefen e BE-së, Ursula Von der Leyen. Kryeministri sugjeroi edhe se BE nuk mund të pranojë që Britania të ketë kontroll sovran në ujërat e saj për peshkim pas Brexit-it. Koha po mbaron për arritjen e një marrëveshjeje para 31 dhjetorit, kur Britania e Madhe do të ndalojë së ndjekuri rregullat tregtare të BE-së.
Mosmarrëveshjet mbeten për të drejtat e peshkimit, rregullat e konkurrencës në biznes dhe se si do të mbikëqyret zbatimi i marrëveshjes. Johnson dhe Von der Leyen, darkojnë bashkë në Bruksel, por detaje mbi rezultatet e bisedës së tyre do të mësohen vetëm të gjatë të enjtes.
Top Channel