Gurë, sende të forta e flakë në protestën për vrasjen e Klodianit/ Punonjësit e Bashkisë së Tiranës rikthejnë në normalitet qytetin

09/12/2020 22:27

Punonjësit e Bashkisë së Tiranës janë mobilizuar menjëherë pas përfundimit të protestës së organizuar për vrasjen nga policia e e Klodian Rashës, duke mbledhur dhe pastruar gurë, pllaka dhe çdo mjet të përdorur për të goditur godinën e Kryeministrisë dhe kordonin e policisë nga protestuesit.

Disa prej institucioneve më të rëndësishme, duke nisur nga Kryeministria, Ministria e Brendshme, madje dhe Bashkia e Tiranës u sulmuan me objekte të forta nga protestuesit e zemëruar, pa kursyer as dritat, pemët dhe zbukurimet për festat e fundvitit. Ndërhyrja e Bashkisë me ekipet e saj kthen gjithçka në normalitet për qytetarët.

FOTO GALERI
7/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA