Fotot/ Tha se ishte motra e Klodjan Rashës, kush është e reja nga Saranda, ja çfarë deklaroi në media

09/12/2020 21:10

B.Haruni nga fshati Shalës i Sarandës, ka shkaktuar një ngjarje të pa precedentë në protestën e organizuar ditën e sotme për vrasjen e 25-vjeçarit Klodjan Rasha një ditë më parë nga policia.

Ajo u hoq si motra e viktimës, Klodjan Rasha duke thënë se ndiente dhimbje për këtë ngjarje. Por sapo ajo u prezantua në media si motra Klodjanit, familjarë të të ndjerit kanë kontaktuar redaksinë e Top Channel duke thënë se nuk e njohin vajzën në fjalë.

Në gjendjen civile rezulton që viktima nuk ka motër, por vetëm dy vëllezër, më të mëdhenjë.

Nuk dihet se pse ka ndodhur kjo gjë nga vajza në fjalë dhe pse ajo është hequr si motra e viktimës Klodjan Rasha. Dyshohet se e reja ka sëmundje të shëndetit mendor.

Por çfarë deklaroi para mediave vajza në fjalë?

“Dua një të drejtë nga shteti, dua të drejtën e vëllait  tim. Për çfarë u vra? Për çfarë policia nuk qëlloi në ajër, por i qëlloi në kokë. Kërkoj drejtësi për vëllanë tim, ne duam të drejtën për çfarë arsye është vrarë. Ka qenë djalë shumë i rregullt, nuk ka pasur armë. Kërkoj të dorëhiqet Edi Rama dhe Sandër Lleshaj, kërkoj mbështetje sa më shpejt. Nuk e prisja kur kam marrë vesh se vëllai im është i vrarë, më thoshin se është arrestuar, kur ma kanë sjellë jam tronditur”, u shpreh ajo.

FOTO GALERI
11/25

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA