Elez Biberaj largohet nga drejtimi i Zërit të Amerikës, nuk ndoqi politikën e Trump

09/12/2020 14:54

Mediat amerikane raportojnë se administrata në ikje e presidentit Trump vijon përpjekjet për të mbajtur nën kontroll televizionin dhe radion Zëri Amerikës.

Elez Biberaj largohet nga drejtimi i Zërit të Amerikës, nuk ndoqi politikën e Trump

Mediat amerikane raportojnë se administrata në ikje e presidentit Trump vijon përpjekjet për të mbajtur nën kontroll televizionin dhe radion Zëri Amerikës.
E gjitha kjo vetëm e vetëm që VOA në politikën e saj editoriale mos të kritikojë Donald Trump.

Sipas medias amerikane NPR Michael Pack drejtor i Agjencisë Amerikane për Median globale, i emëruar nga presidenti Trump, kërkon të emëroj si drejtor të Zërit të Amerikës Robert Reillyin, me pikëpamje të hapura konservatore. Në postin e drejtorit të VOA si i komanduar 6 e fundit ka shërbyer shqiptari Elez Biberaj i cili ka ndjekur një politikë editoriale, jashtë ndikimeve të kampit Trump. Për ti hapur rrugë emërimit të Robert Reilly, Michael Pack drejtor i Agjencisë për Median globale, prej të cilës varet VOA, ka informuar Elez Biberajn se përballë dorëheqjes apo daljes në pension ai të rikthehet në pozicionin e mëparshëm si drejtor për Euro-Azinë. Media amerikane NPR thekson se Elez Biberaj gazetari veteran në Zërin e Amerikës u emërua nga vetë Pack si drejtor i komanduar i VOA dhe se ai mund të largohej në çdo kohë nga ky post.

Megjithatë prej Korrikut e deri në Dhjetor Elez Biberaj asnjëherë nuk iu kundërvu publikisht Michael Pack por në mënyrë të shpeshtë i përsëriste redaksisë së lajmeve, rëndësinë e pavarësisë dhe kredibilitetin të VOA. Kjo bëri që Michael Pack në mënyrë publike të kundërshtonte një valë raportimesh investigative të gazetarëve të VOA që sipas tij ishin të njëanshme anti-Trump. Përballë kësaj situate Elez Biberal javën e shkuar i dërgoi një letër stafit të tij duke i uruar sukses pasardhësit. “Gjashmë muajt e fundit mbase kanë qenë më sfiduesit në historinë e Zërit të Amerikës” shkuan Elez Biberaj i cili thekson se mardhënia mes Agjencisë Amerikane për Median Globale dhe Zërit të Amerikës është për ta ardhur keq që ishte e kundërt”. Vetë Biberaj thotë se Disa zyrtarë të agjencisë dështuan të respektojnë rregullat, protokollet dhe proceset që unë i konsideroj të pa cenueshme. Tentativat për të shkelur pavarësinë e gazetarëve të Zërit të Amerikës janë kërcënim për të minuar kredibilitetin e fituar me shumë punë në një kohë kur demokracia globale po bën hapa pas dhe kërcënimi ndërkombëtar po kërcënon vlerat dhe udhëheqjen e SHBA.

Ky zhvillim me Zërin e Amerikës, që ka një audiencë botërore prej 350 milion njerëzisht zhvillohet në një kohë kur me të gjitha gjasa presidenti i ardhshëm Joe Baiden mund të shkarkojë Michael Pack drejtor i Agjencisë Amerikaner për Median Globale. Sipas mediave amerikane kjo që është duke bërë Trump nuk ka ndodhur asnjëherë më parë pasi sa herë që Republikanët kanë patur presidencën, nuk kanë trazuar punët e Zërit të Amerikës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA