Protesta në Durrës

Edhe qyteti i Durrësit është përfshirë në valën e protestave për vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv policie orët e para të 8 dhjetorit.

Qytetarët u mblodhën para  godinës së Prokurorisë, duke kërkuar drejtësi për të riun që humbi jetën nga të shtënat e dala nga arma e një polici në detyrë. Qirinj në nderim të viktimës u ndezën nga të rinjtë në hyrje të godinës së akuzës durrsake.

Me pankarta dhe foto të Rashës në duar protestuesit përcollën mesazhe duke kërkuar siguri për jetën dhe drejtësi për vrasjen e Rashës. Protesta u ndoq në distancë nga policia vendore.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme dhjetëra të rinj bënë  një marrshim në qendër të Shkodrës me qirinj nëe duar në shenjë respekti të viktimës. Ndërsa sot në kryeqytet qindra qytetarë kanë dalë në protestë përpara ministrisë së Brendshme ku kërkojnë drejtësi për vrasjen nga policia të Klodian Rashës.

Top Channel