Drejtësi për Klodjanin/Zhvendoset protesta, qytetarët ngjiten në shkallët e Kryeministrisë
09/12/2020 17:30
Pas rreth një ore te Ministria e Brendshme, protestuesit që kërkojnë drejtësi për vrasjen nga policia të 25-vjeçarit, Klodian Rasha janë zhvendosur te Kryeministria.
Shumë qytetarë janë ngjitur në dyert e Kryeministrisë, por pa krijuar përplasje. Ata kanë vijuar thirrjet “Drejtësi për Klodianin”, ndërsa nuk i ka penguar për kauzën e tyre as shiu që ka nisur të bjerë në kryeqytet .
Kujtojmë se Klodian Rasha u vra mëngjesin e 8 dhjetorit nga një efektiv policie për shkak se kishte thyer aktin normativ kundër Covid-19 dhe nuk i ndaloi patrullës.
Top Channel