Emisioni “Open” po trajton mbrëmjen e sotme vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga një polic që po patrullonte në rrugën ‘Dritan Hoxha’ në Tiranë.
Gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar mbrëmjen e sotme në emision tha se një polici që këshillon do të kishte më shumë sukses së një e dhunshme.
Ai u shpreh se policia shqiptare mezi pret që qytetari të gabojë dhe të vendosi atë gjobën.
“Policia jonë po bën të kundërtën mezi pret që dikush të shkelë ligjin, mezi pret që të kalosh me të kuqe apo me portokalli, ata mezi presin që t’i të gabosh, nuk janë këshillues, sikur ata eprorët iu kanë vendosur që sot do të sjellësh kaq gjoba. Kjo polici do të kishte më shumë sukses se sa një polici e dhunshme”, tha Dervishi.
Top Channel