Ministrja e Brendshme e Italisë, Luciana Lamorgese të hënën rezultoi pozitive ndaj koronavirusit.
Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, Lamorgese mësoi për diagnozën e saj pasi iu nënshtrua një testi rutinë përpara një takimi të kabinetit.
Lamorgese, e cila është asimptomatike, u largua nga takimi dhe u kthye në shtëpi për t’u vetëizoluar.
Ministrja 67-vjeçare është e njohur si një nga teknokratët e qeverisë së koalicionit të udhëhequr nga kryeministri Giuseppe Conte.
Ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio dhe ministri i Drejtësisë, Alfonso Bonafede gjithashtu kanë vendosur të vetë-izolohen për shkak se ishin ulur pranë saj në kabinet.
Conte dhe ministrat e tjerë po ashtu do t’i nënshtrohen testimit si një masë paraprake.
Top Channel