Libri u rikthye online/ Platforma e krijuar gjatë panairit hap tregun online të librit

07/12/2020 19:53

Ky ishte një vit që ndryshoi mënyrën e jetesës për shumçka. Një botë e re online u shpërfaq pothuajse për çdo aktivitet.

Një i tillë shumë i rëndësishëm, edhe leximi. Në Shqipëri u shtua një platformë e re e përbashkët për të cuar librin tek lexuesi. Aplikacioni i krijuar nga Top Channel, Panairi i Librit.

Duke mos përjashtuar mundësitë që kanë ekzistuar deri më sot, kjo ishte një risi, që lexuesi të mund të kapte libra nga më shumë se një botues brenda një kohe rekord. Tashmë aplikacioni ka vijuar që prej organizimit të panairit të librit dhe do të vijojë ende.

Irena Toci, botuese: Është një platformë që do të qëndrojë e hapur sipas marrëveshjes deri në fund të këtij viti. Ndoshta do të jetë një marrëveshje që do të rishikohet më pas. Por të paktën deri në fund të këtij viti dhe duke i ardhur në ndihmë të gjithë atyre që duan të dhurojnë një libër me rastin e festave të shumta që ky muaj sjell me vete, ky është një nga aplikacionet që mund të shfrytëzohet dhe mund të kesh në kohë rekord librin në shtëpinë tënde apo në zyrën tënde ngado e porosit, kudo që jeton në Shqipëri.

Përvec arritjes së këtij qëllimi, libri, autorët, përkthyesit e botimet kanë qenë në vëmendjen e ekranit të Top Channel.

Irena Toci: Gjithmonë kam parasysh një gjë, ekranin e madh të Top Channel . Është një ekran i gjithë shqiptarëve ku ata jetojnë. Duke qenë se ne kemi qenë prezent në atë ekran, për të folur për libra, autorë, përkthyes, tituj, tema. Kjo platformë i ka shërbyer indirekt dhe rritjes së gjithë ndjeshmërisë së publikut ndaj domosdoshmërisë së leximit. Tërheqjes së librit të ri, ndjekjes së autorëve të rinj që vijnë në gjuhën shqipe etj.
Ky treg online kishte kohë që trokiste. ka pasur edhe platforma të tjera që kanë shërbyer në këtë zhvillim. Por një platformë e përbashkët që ka prapa një media të madhe e rrit rëndësinë e tregut online për industrinë e librit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA