​Vrasja në Prishtinë/ Viktima shtetas turk, policia bastis shtëpinë e autorit të dyshuarit

06/12/2020 14:26

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas vrasjes që ndodhi sot rreth orës 12:00, në rrugën “Bekim Fehmiu”, kanë kryer një operacion bastisjeje në banesën e të dyshuarit por ai nuk është gjetur aty.

Ndërkohë, Policia thotë se është bërë edhe gjurmimi dhe kërkimi për prova dhe evidenca të cilat që ndërlidhen me rastin, në një perimetër më të gjerë të hapësirës ku ka ndodhur ngjarja.

“Pak më tutje nga vendi i ngjarjes rreth 100- 150 metra nga aty, në një kosh plehrash, policia ka gjetur dhe sekuestruar një revole e cila dyshohet të jetë arma e përdorur nga i dyshuari”, thuhet në njoftim.

Më herët, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë për KosovaPress, se rreth orës 12:00, për rastin e ndodhur në rrugën “Beshkim Fehmiu”, dhe nga kçyrja e vendit të ngjarjes , është konstatuar se bëhet fjalë për vrasje dhe ngritur dyshimin se i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës veturë dhe i dyshuari nga mbrapa ka shtënë me armë zjarri në viktimën, mashkull i cili për pasojë ka humbur jetën.

“Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe specialistë për hetimin e rasteve të vrasjeve, si dhe njësiti i specializuar për ekzaminim në vend të ngjarjes. Në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit ka nisur një hetim me qëllim të sqarimit dhe ndriçimit të rrethanave dhe motiveve që kanë sjell deri te ky rast tragjik. Deri më tani Policia ka arritur të identifikojë të dyshuarin e mundshëm që dyshohet të jetë shtetas i huaj, i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes. Aktualisht policia ka intensifikuar veprimet e saj për të zbuluar vendodhjen e të dyshuarit me qëllim kapjen e tij”, tha Borovci.

Ndërkohë, sipas burimeve të KosovaPress-it, viktima është shtetas i Turqisë.

 

 

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA