Në këtë puntatë të Shiko Kush LUAN me autore e moderatore Luana Vjollca e ftuar ishte këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Big Mama.
Në një nga momentet e kësaj mbrëmjeje Big Mama solli një copëz nga një nga këngët më të dashura për të gjithë “Kot e kot” këngë kjo nga Top Fest 2 i vitit 2005.
Pas performancës së saj Big Mama u shpreh se në fakt të gjithë famën e saj e ka falë Top Channel e në njëfarë mënyre ja ka borxh këtij televizioni atë ç’ka ka arritur. Ajo tregoi se ka marrë pjesë në Top Fest “kot e kot” e pa pritur e pa kuptuar u bë Big Mama që është sot.
Pas këtij falënderimi iu bashkëngjit me fjalën e saj edhe autorja Luana Vjollca e cila u shpreh kështu:
“Bravo! Ne ndonjëherë ne ngaqë e shijojmë këtë vend historik harrojmë të themi: “Faleminderit Top Channel” edhe për ne të gjithë!
Top Channel