Presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi qeverinë të fillojë vaksinimin në shkallë të gjerë kundër Covid-19, nga java e ardhshme.

Rusia u bë vendi i parë në botë që miratoi vaksinën e saj të koronavirusit, Sputnik V, që në gusht, duke autorizuar trajtimin për përdorim publik pa përfunduar madje as faza e tretë e testimeve. Lëvizja ndezi kritika në qarqet shkencore. Duke folur në një mbledhje të qeverisë online, Putin tha ndërkohë se Rusia duhet të fillonte një përpjekje të madhe vaksinimi.

Më shumë se 2 milionë doza janë prodhuar ose do të prodhohen ditët në vijim. Vaksina e parë e regjistruar  kundër koronavirusit në botë, Sputnik V do të arrijë një nivel të lartë prodhimi. Kjo na lejon ne të fillojmë një vaksinim në shkallë të gjerë – tha lideri rus. Putin shtoi se fokusi kryesor do të ishte vaksinimi i dy grupeve të rrezikuar, mjekëve dhe mësuesve. Më herët, zyrtarët rusë kanë thënë se sputnik V i ishte administruar një grupi prej 10 mijë vullnetarësh në shtator. Ushtria ruse tha në anën tjetër se 2500 pjesëtarë të saj ishin vaksinuar. Vaksina i është dhënë edhe disa punonjësve të shëndetësisë në rusi, mësuesve dhe zyrtarëve të lartë jashtë testeve klinike.

Urdhri i Putinit për të intensifikuar programin e vaksinimit, vjen pasi Britania e Madhe, u bë vendi i parë perëndimor që autorizoi vaksinën e Pfizer/Biontech të mërkurën.

Top Channel