Një 61-vjeçar është gjetur i vdekur pasditen e së mërkurës në një motel në afërsi të Gjakovës.

Mësohet se personi në fjalë ka pësuar arrestit kardiak, që dyshohet të jetë shkaktuar nga përdorimi i një lloj substance e cila është gjetur në vendngjarje, raportojnë mediat kosovare.

Ka qenë një 21-vjeçare e cila ka lajmëruar Policinë se një person gjendet pa ndjenja në një motel në afërsi të Gjakovës.

21-vjeçarja që ishte në motel me 61-vjeçarin kishte tentuar t’i jepte ndihmë, por pasi nuk kishte pasur sukses  kishte lajmëruar policinë.

Sipas mjekut, dyshohet se viktima ka vdekur si pasojë e arrestit kardiak, që mund të jetë shkaktuar nga përdorimi i një lloj substance që është gjetur në vendngjarje, që dyshohet të jetë viagra.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ndërkaq deri në përfundim të raportit të autopsisë, rasti po trajtohet si “Hetim i vdekjes”.

“Hetim i vdekjes-Gjakovë 02.12.2020-17:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në një vilë, nga dy dëshmitarë është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka bërë të ditur Policia

Top Channel