Napoli shpërdoron një “match point”, Roma matematikisht e para, Arsenali perfekt

03/12/2020 23:40

Napoli shpërdori “match point”-in e parë në fazën e grupeve të Europa League-s, teksa barazoi 1-1 me Alkmaarin në raundin e parafundit, megjithëse mbetet në krye të grupit me 10 pikë, 2 më shumë se Real Sociedadi dhe Alkmaari. Skuadra e Gattusos, edhe pse kaloi në epërsi që në minutën e 6-të me Mertens, duke dhënë përshtypjen se do ta kishte të lehtë fitoren, u ndëshkua në të 54-tën nga Martins Indi, ndërsa pesë minuta më vonë ishte më fat teksa Koopmeiners gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Në Sfidën tjetër të Grupit F, Real Sociedadi barazoi 2-2 me Rijekën, që do të thotë se në sfidën e fundit me Napolin do të luajë për gjithçka, pasi Alkmaari kualifikohet automatikisht nëse fiton me Rijekën.

Asnjë problem për Romën, që kualifikohet në fazën tjetër si e para e Grupit A. Verdhekuqtë fituan 3-1 në “Olimpico” ndaj Young Boys, me gola të Mayoral, Califiorit dhe Edvin Dzekos, ndërsa për zvicëranët shënoi golin e nderit (atë që hapi serinë) Nsame në minutën e 34-t. Sfida tjetër e grupit, Cluj – CSKA e Sofjes u mbyll pa gola.

Bayer Leverkuseni fitoi 2-3 në fushë ne Nices, por mbetet në vendin e dytë në Grupin C, pasi Slavia e Pragës triumfoi thellë 3-0 nda Beer Shevas.

Arsenali është skuadra e vetme që ka marrë 5 fitore në 5 ndeshje në fazën e grupeve. “Topçinjtë” iu imponuan 4-1 Rapidit të Vjenës në Grupin, ku Molde fitoi 3-1 me Dundalk.

Rezultatet:

Arsenal – Rapid Vienna 4-1

Roma – Young Boys 3-1

Alkmaar – Napoli 1-1

Benfica – Lech Poznan 4-0

CFR Cluj – CSKA Sofia 0-0

Granada – PSV 0-1

Molde – Dundalk 3-1

Nice – Bayer Leverkusen 2-3

Omonia – PAOK 2-1

Rangers – St. Liege 3-2

Real Sociedad – Rijeka 2-2

Slavia Prague – H. Beer Sheva 3-0

Top Channel