Agjentët kinezë kanë shtuar përpjekjet për të ndikuar tek administrata e ardhshme e presidentit të zgjedhur Joe Biden – tha një zyrtar i inteligjencës amerikane.

William Evanina, nga zyra e drejtorit të inteligjencës kombëtare, tha se kinezët po fokusoheshin po ashtu edhe te njerëz të afërt me ekipin e Biden-it. Evanina tha se Kina është përpjekur të ndërhyjë në përpjekjet e SHBA-së për të zhvilluar një vaksinë kundër koronavirusit dhe në zgjedhjet e fundit amerikane po ashtu. Si Biden ashtu edhe presidenti Donald Trump, kanë shkëmbyer akuza gjatë fushatës së fundit të shtëpisë së bardhë për ndikim nga Pekini.

Trump ishte fokusuar nga marrëveshjet e biznesit të djalit të rivalit të tij, Hunter Biden, në Kinë, ndërsa kandidati demokrat nxori në pah llogarinë bankare në Kinë të Donald Trump.  Ndërkohë, një zyrtar i departamentit amerikan të drejtësisë tha se më shumë se 1 mijë agjentë të dyshuar kinezë ishin larguar nga SHBA. Sipas John Demers, shef i divizionit të sigurisë kombëtare në departament, tha se qindra kërkues kinezë me lidhje me ushtrinë e vendit të tyre ishin identifikuar nga një hetim i FBI-së gjatë verës.

Ai tha se hetimi nisi kur autoritetet amerikane arrestuan pesë kërkues kinezë që kishin fshehur lidhjet e tyre me ushtrinë kineze. Ata, sipas tij ishin vetëm maja e ajsbergut ndërkohë që më shumë se 1000 kërkues të tjerë kinezë të lidhur me ushtrinë e vendit të tyre janë larguar nga tashmë nga SHBA.

Top Channel