Top Talk/ ISHP: Jemi larg karantinës, spekulim lajmi për kufizime drastike. Vaksina anticovid më afër

02/12/2020 17:25

2 dhjetori, i cili përkoi me përfundimin e masave fillestare të vendosura nga Komuniteti Teknik i Ekspertëve, në raport me situatën e krijuar nga pandemia, shënjoi një vazhdim të masave të paracaktuara pa afat. Për këtë u fol në emisionin “Top Talk”, ku e ftuar ishte specialistja e ISHP-së, Eugena Tomini. Ajo e cilësoi spekulim mediatik nënshtrimin e vendit në masa më drastike, duke shtuar se situata epidemiologjike në vend po ecën në skenarët e paramenduar. Tomini shtoi në “Top Talk”, se deri më tani, nuk po mendohet një kufizim gjeografik apo rajonal.

“Qëndroj tek kjo e fundit. Shpesh gjendemi pranë lajmeve të dhëna në rrjete sociale padiskutim devijim kursi. Ka qenë një situatë e vlerësuar në mënyrë intensive dhe siç e kishim parashikuar, rreth datës 2 nëntor do të vlerësoheshin masat e marra deri në ato momente ku u vlerësua në datën 2 nëntor për fillimin e universiteteve, ora policore, kufizimi i bareve dhe restoranteve nga orari i përcaktuar deri në orën 6 të mëngjesit. Për rrjedhojë matja e indikatorëve bazë gjatë kësaj periudhe pati një qëndrueshmëri të pozitivitetit, por duhet të theksoj që incidenca ka qenë e lartë nga java në javë, e rasteve pozitive. Ka qenë një incidencë nga 254 raste për 100 mijë banorë me një incidencë, me një incidencë 347 rastesh për 100 mijë banorë. Por java e fundit ka përcaktuar edhe një nivel ulje të rasteve pozitive ditore dhe kjo është reflktuar me pozitivitetin me luhatje të javës që lamë. Prej këtij shkaku, lindën idetë, mendimet, edhe brenda komunitetit për të reflektuar për masat e marra, por jetëgjatësia e këtyre masave është e papërcaktuar duke i monitoruar këto indikatorë ditë pas dite. Deri në momentet e kalimit fazë pas faze, të atyre skenareve të parashikuara në planet e veprimit dhe strategjinë vjeshtë-dimër jemi akoma herët me mbylljen gjeografike dhe kombëtare të Shqipërisë përsa i përket epidemisë”, tha Tomini.

“Frikë jo, kujdes po”. Ky ishte një slogan që na shoqëroi në muajt e para të kësaj pandemie. E pyetur nëse ky slogan vlen akoma edhe aktualisht ku incidenca e rasteve pozitive diore është në rritje, Tomini tha se qytetarët i janë nënshtruar një përgjegjshmërie. Duke bërë thirrje që masat e vendosura të respektohen me seriozitet dhe përgjegjshmëri maskimale.

“Slogani ka kaluar drejt një përgjegjshmërie, të mos e shtojmë panikun, sepse edhe COVID jep ndryshime psikologjike dhe psikoemocionale tek personat që prek. Ndaj do të thosha të jemi më të përgjegjshëm nëpërmjet masave në dukje të thjeshta, por që duhet respektuar me shumë seriozitet dhe përgjegjshmëri maksimale”, tha Tomini në “Top Talk”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA