Lidhja pasionante/ Stjuardesa rrihet për vdekje nga i dashuri punonjës bagazhesh, 24 vjet më i ri

02/12/2020 16:14

Një stjuardesë e linjave britanike British Airways është rrahur për vdekje nga i dashuri i saj, punonjës i bagazheve të aeroportit 24 më i ri, me të cilin kishin nisur një lidhje pasionante të trazuar.

58 vjeçarja Nelly Myers, u gjet tragjikisht e vdekur në korridorin e shtëpisë së saj me vlerë 500,000 paundë në fshatin e qetë të Rotherfield, në veri të Londrës një vit më parë.

Nëna e divorcuar e dy fëmijëve që punonte në aeropirtin e Gatwick në Londër, ishte përfshirë në një marrëdhënie pasionante por të trazuar me 35 vjeçarin Jayesh Gobar, me të cilin ishte njohur në vendin e punës, u tha sot në gjyqin e vrasësit.

Ne senacë u tha se ajo kishte “rënë në dashuri” dhe ishte “fiksuar” me Gobar, por ky i fundit “i interesuar vetëm në paratë e saj” me të cilat financonte një varësi të theksuar nga drogat.

Gjykata e Hove dëgjoi të thuhej se vetëm 18 muaj para vrasjes, Gobar e kishte mbajtur të dashurën e tij prej fyti në shtëpinë e saj, duke e kërcënuar se do ta vriste nëse nuk i jepte para.

Për incidentin ai ishte dënuar me tre vjet burgim por pas uljeve u lirua në maj 2019.

Ai u pajis me një gjurmues elektronik në kyçin e këmbës dhe u ndalua të takonte apo të kontaktonte Myers deri në prill 2021.

Por çifti kishin rinisur marredhënien e tyre pasi ajo i kishte dërguar një kërkesë miqësie në rrjetin Facebook.

Në gjykatë u tha se Myers ishte “e magjepsur me të riun” të cilit i jepte rregullisht shuma parash.

Prokurori Richard Hearnden, tha: “Ajo lëngonte për shoqërinë e tij, ndërsa ai nga ana e tij ishte i interesuar vetëm në paratë e saj. Ajo i jepte gjithmonë para që ai i përdorte për droga”.

Në gjykatë u tha se dy net para se ajo të gjendej e vdekur në 18 dhjetor 2019, çifti kishin kaluar një natë “të ngarkuar me alkool dhe seks pasionant”.

Por më tej u saktësua se mëngjesin e ardhshëm, një debat i dhunshëm shpërtheu mes të dyve, ku  Gobar rrahu për vdekje nënën e dy fëmijëve në shtëpinë e saj.

Ajo kishe pësuar plagë të shumta në pjesën e sipërme të trupit, në fytyrë, krahë, gjoks dhe në kokë.

Zonja Myers kishte pësuar gjithashtu një plagë fatale në tru dhe një frakturë në kockën e syrit.

Në gjykatë u tha se pas incidentit Gobar ishte parë të largohej nga shtëpia me kapuç në kokë dhe më pas mori një taksi.

Duke përshkruar grabitjen e mëparshme prokurori tha: “Ata patën një argument të dhunshëm. Ai e kishte kapur nga qafa me të dyja duart dhe e detyroi të ngjitej në katin e sipërm për të gjetur paratë e saj.”

Zonja Myers e lindur në Lima, Peru, punonte më parë për linjat ajrore të vendit të saj para se të martohej me pilotin e linjave British Airways Kevin Myers, martesa me të cilin mori fund në 2014.

Ajo lindi dy djemtë e saj në Britani James e David, të cilët tashme kane dalë më vete.

Gjyqi vazhdon teksa Gobar mohon vrasjen.

FOTO GALERI
3/5
Ajo ishte përfshirë në një marrëdhënie pasionante por të trazuar me 35 vjeçarin Jayesh Gobar, me të cilin ishte njohur në vendin e punës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA