Video spektakolare/ Meteori gjigand shkëlqen qiellin e natës në Japoni duke u djegur

01/12/2020 19:38

Një meteor i shkëlqyer që digjej në flakë është registruar duke rënë në një zonë të pabanuar në Japoni, duke marrë të gjithë vëmendjen e televizionit dhe mediave sociale.

Meteori gjigand shkëlqente duke rënë me shpejtësi mes atmosferës të ngjeshur të planetit tonë, në pamjen e rrallë te raportuar në mediat sociale në Japoni, e cila zgjati disa sekonda.

Mediat vendase e quanin meteorin një “bolid”, që janë trupat e shkëlqyeshëm qiellorë që shpërthejnë në atmosferën e tokës.

Bolidi është një top zjarri i pazakontë me shkëlqim më të madh në njërën anë, teksa në pamje më të detajuar ai shihet duke u fragmentuar.

Televizioni publik NHK tha se topi i zjarrit në qiejt jugorë të vendit ishte kapur nga kamerat në prefekturat qendrore të Aichi, Mie dhe disa vende të tjera.

Një kamera në portin e Nagoya, tregonte meteorin po aq të shndritshëm sa dhe hëna e plotë, shkruante e përditshmja Asahi.

Disa ekspertë thonë se fragmente të meteorit mund të kenë mbërritur në tokë.

Një fenomen i ngjashëm i pa në korrik në qiellin e Tokio i cili u identifikua si meteor, nga i cili u gjetën fragmente në prefekturën fqinje të Chiba.

Meteorët zakonisht kanë copa shkëmbore të shkëputura nga kometat që orbitojnë rreth diellit.

Kur meteorët hyjnë në atmosferën e sipërme të tokës, ata nisin nxehjen e pakthyeshme prej fërkimit me ajrin, deri në shpërbërjen e tyre.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA