Përmendore të re të heroit kombëtar/ Skulptori Agim Rada premton se do t’ia dhurojë “Skënderbeun” Prizrenit

01/12/2020 19:50

Nuk është vetëm monumenti i Skënderbeut në Prizren që ka ngjallur komente si i paarritur artistikisht.

Janë edhe monumente të tjerë të komentuar po ashtu, si ai i Bill Clinton apo Madeleine Albright, apo edhe të tjerë këndej kufirit në Shqipëri. Të gjithë këta do t’i komentojmë me  skulptorin Agim Rada, i cili gjithashtu pohon se është i gatshëm të bëjë një “Skënderbe” të ri. Dinjitoz. Dhe t’ja dhurojë qytetit të Prizrenit.

Këtë e bëra dhe në Hungari. Një skulptor po kaq karagjoz hungarez, bëri një Skënderbe si shimpaze. Unë dhe të tjerë nuk e lejuam. Bëra një Skënderbe dinjitoz që tani është në Budapest.Jam i gatshëm t’ja dhuroj edhe një Prizrenit”.

Në studion e tij artisti ishte duke punuar një bust të Naim Frashërit. Sipas tij këto figura do ti qëndrojnë historisë dhe vepra e tij I kushtohet vetëm atyre. Sa i përket komentit për Skënderbeun e Prizrenit Rada shprehet I revoltuar.

Është një karagjozllëk. I bërë nga karagjozë. Kur arrin puna që një berber bën skulpturë dhe një tjetër thotë: Unë kam bërë misionarin Skënderbe ndërkohë që ka bërë një rakitik.Të merresh seriozisht me këto probleme i bie të mos jesh serioz vetë”.

Dhe sipas tij ky shqetësim është I njëjtë si për Kosovën dhe Shqipërinë.

“Më vjen keq edhe për elitën e kulturës që ka Kosova. ka njerëz të ditur, dhe lejojnë këtë maskaradë. Ai Klinton me atë dorën ashtu apo Albright që duket si monstër”.

Rada mendon se këtyre duarve duhet t’i vihet fre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA