Lundrimi ‘solo’ rreth botës/ Marinari francez shpëtohet nga rivali gjatë garës dramatike të jahteve

01/12/2020 21:30

Marinari sportiv Kevin Escoffier është shpëtuar nga deti ne nje episod dramatik, prej rivalit dhe bashkëatdherarit të tij francez të tij Jean Le Cam, gjatë garës së tyre në lundrimin rreth botës.

Barka 40 vjeçarit Escoffier u nda në dy pjesë dje pranë Kepit të Shpresës së Mirë, në Afrikën e Jugut, kur ai e braktisi atë duke qendruar për 11 orë në një trap emergjence.

Ai bashkë me Le Cam konkurronin për çmimin Vendée Globe, lundrimin ‘solo’ prej 24,296-milje rreth botës.

Escoffier tha: “I keni parë imazhet e anijeve që mbyten? Ishte si ato, edhe më keq. Për katër sekonda anije ime u zhyt nga hunda, ndërsa gjysma e pasme u palos 90 gradë. Unë ula kokën në timon pasi një valë e madhe po vinte. Pata kohë të dërgoj një mesazh teksti pasi vala nxorri jashtë përdorimi sistemin eletronik. Ishte çmenduri”.

Organizatorët e garës reaguan duke dërguar Le Cam në mision shpëtimi, pasi ishte konkurenti i vetëm që ndodhej më pranë skenës.

61-vjeçari kishte bërë fillimisht kontakt pamor me bashkëatdhetarin e tij por u deshëm shumë tentativa që ai të realizonte shpëtimin e orëve të para të së martës, mes erërave të forta dhe dallgëve të larta të oqeanit.

Shpëtimtari Le Cam tha: “Mendova të qëndroj aty pranë dhe të pres agimin. Por më pas mendova në errësirë mund të shikoj më mirë sinjalet e tij të dritës. Një moment pashë diçka si dritë, por ishte një reflektim prej dallgëve. Sa më shumë që afrohesha e shihja më shumë dritën. Është e çuditshme sesi mund të kalosh nga dëshpërimi në një moment të magjishëm”.

Le Cam kujton se edhe ai vetë është shpëtuar nga deti gjatë një gare në 2009 pasi kishte qëndruar për 16 orë në një barkë jashtë funksioni.

Ndërsa Escoffier thotë se nuk kishte më frikë kur pa rivalin e tij në distancë.
“Sapo dallova Jean e kuptova se do të më shpëtonte,” tha ai.
‘Mrekullia’

Organizatorët thanë se kishin dërguar edhe tre konkurentë të tjerë në ndihmë të detarit në avari, duke siguruar se koha e përdorur do të zbritej nga rezultati final i garës.

“Ishte përfundimi që ne po prisnim, nuk ishin kushtet me të thjeshta por rezultati është thuajse një mrekulli,” tha drejtori i garës Jacques Caraes.

“Nuk ishte e thjeshtë të shpëtoje Kevin në mesin e natës, Jean është një detar me shumë eksperiencë. Kemi pasur shumë të panjohura, por duhet të jemi pozitivë gjatë gjithë kohës dhe të besojmë te gjërat.

Gara e Vendee Globe e quajtur ndryshe “Everesti i deteve,” ka nisur nga Les Sables d’Olonne më 8 nëntor.

Fituesi i sezonit2016-2017 ishte Armel Le Cléac, i cili kompletoi garën në kohën rekord prej 74 ditë, tre orë, 35 minuta e 46 sekonda.

FOTO GALERI
4/7
Escoffier pershendet familjaret pas shpetimit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA