Kush është flamuri që është ngritur ditën e pavarësisë në Vlorë? Akoma historianët dhe studiuesit nuk i kanë dhënë një përgjigje.
Familja e shkrimtarit, muzikologut, e firmëtarit të pavarësisë Spiridon Ilos ka një trashëgimi të pasur material dhe shpirtërore. Historitë e flamurit rrëfehen me nostalgji e pasion këtu. Mbesa e tij Brikena, tregon se si ai ka sjellë flamurin nga Bukureshti, në rrugën e shpalljes së Pavarësisë.
“Spirodoni ka marrë pjesë në mbledhje në Bukuresht. Atje u vendos të shpallej pavarësia. Babi thoshte që gjyshi e mbajti flamurin në gji natën para se të ngrihej flamuri, ai ka shkuar në shtëpinë e vajzës së tezes së tij. Mbase Marigoja ka qendisur thekët, sepse flamurin e mori me vete gjyshi. Uroj që historianët ta venë një përmbyllje kësaj gjëje”.
“Kjo është stema e flamurit që është valvitur në vitin 1913. këto janë stampat me të cilat janë vulosur, duke qenë grafist gjyshi ka bërë edhe kartolina të tjera. Ai ka qenë edhe muzikant. I pari që e ka regjistruar himin e flamurit në disqe”.
Spiridon Ilo është autor i tekstit dhe muzikës së këngëve patriotike “Të gjithë ne o djema”, “Eja mblidhuni këtu, këtu” etj.
Ai u shua në Korçë në vitin 1950.
Top Channel