Agjencia Evropiane e Barnave shtyn aprovimin për miratimin e vaksinës të Biontech dhe Pfizer

01/12/2020 20:11

Agjencia Evropiane e Barnave refuzoi kërkesën e kompanisë gjermane farmaceutike Biontech dhe partnerit amerikan Pfizer për miratimin me kusht të vaksinës kundër virusit korona.

Agjencia Evropiane e Barnave do të japë mendimin e saj për vaksinën në takimin më 29 dhjetor dhe pas kësaj, mendimi do t’u përcillet vendeve anëtare për aprovim, shkruan Financial Times.

Kjo potencialisht vonon shpërndarjen e vaksinave në BE deri në fillim të vitit të ardhshëm.

Vlerësimi i vaksinës së rivalit Moderna është shtyrë për 12 janar 2021.

Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn më parë njoftoi se vaksinimi mund të fillonte para fundit të këtij viti, por pas kërkesës së refuzuar, ai e ridrejtoi prognozën në fillim të vitit të ardhshëm.

“Unë mendoj se ne mund të fillojmë vaksinimin më së voni në janar,” tha ai.

Vaksina nuk do të jetë në dispozicion për popullatën e gjerë deri në fillim të verës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA