Parma rikthehet e fitorja e munguar prej 5 javësh, pasi triumfoi me rezultatin 1-2 në transfertën ndaj Genoas, që ishte njëkohësisht edhe ndeshja e fundit e javës së 9 të kampionatit Italian.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Gervinho ishte protagonist për emilianët në sfidën e sotme ,pasi shënoi një gol në fillim të pjesës së parë dhe një në fillim të së dytës, për t’i dhënë tre pikët skuadrës së Fabio Liveranit.

Nga ana tjetër Genoa konfirmon momentin e vështirë që po kalon dhe ndonëse rihapi ndeshjen me golin e Shomorodov, nuk arriti të shmangë humbjen, që është e 6-a për ta në 9 javët e para të kampionatit.

Top Channel