Zjarri në shtëpinë e të moshuarve në Bosnje, 11 të vdekur dhe mbi 30 të lënduar
Bota së shpejti do të shohë një fenomen planetar që nuk ka ndodhur në 800 vjet. Në 21 dhjetor, data e solsticit të dimrit, Jupiteri, planeti më i madh në sistemin tonë diellor dhe Saturni, i dyti për nga madhësia, do të rreshtohen në mënyrë perfekte në qiellin e natës, aq sa do të duken si një planet i dyfishtë.
Do të jenë aq afër, thotë Fox News, saqë do të duken sikur preken. Kjo do të jetë e parë që prej 4 marsit 1226, që këto dy planete do të jenë kaq afër njëri-tjetrit.
“Si Jupiteri, ashtu edhe Saturni janë shfaqur qartë në qiell përgjatë pjesës më të madhe të vitit, dhe super afrimin e tyre e presim pas mesit të dhjetorit”, tha NASA.
“Sigurohuni që ta shikoni, sepse është diçka vërtet e rrallë”, shtoi ajo. Kur trupat qiellorë rreshtohen, quhet bashkim, por meqenëse ky përfshin dy gjigantët më të mëdhenj të gazte të sistemit tonë diellor, ai njihet si “bashkimi i madh”. Por ndonëse të dy planetët do të duken afër njëri-tjetrit, distance mes tyre në të vërtetë do të jetë mbi katër herë më e madhe se ajo mes Tokës dhe Diellit.
Top Channel