PDK i kërkon presidentes së re të kthejë Ligjin për Specialen në Kuvend, Justina Shiroka Pula pritet të marrë vendimin
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të hënën 539 raste të reja me koronavirus, pas marrjes së 1,219 mostrave.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 11 viktima.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (75, 50 vjeç), Prizren 2 raste (75, 65 vjeç), Dragash 1 rast (64 vjeç), Drenas 1 rast (82 vjeç), Gjakovë 1 rast (77 vjeç), Gjilan 1 rast (44 vjeç), Malishevë 1 rast (63 vjeç), Pejë 1 rast (65 vjeç), Rahovec 1 rast (82 vjeç)”, është thënë në njoftimin e IKSHPK-së.
Sipas të dhënave të këtij Instituti të hënën janë regjistruar edhe 574 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 13,579.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 39,596 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.
Prej tyre 1,016 pacientë kanë vdekur.
Top Channel