Interi rigjen më në fund fitoren. Skuadra zikaltër arriti të mposhtë një prej skuadrave më në formë të Serisë A, Sassuolon në fushën e kësaj të fundit 3-0 duke bindur edhe me loje.

Interi e vuri ndeshjen në drejtimin e dëshiruar që në pjesën e parë kur mori avantazhin e dyfishtë 2-0 me golin e Sanchez dhe autogolin e Chiriches, ndërsa në pjesën e dytë Gagliardini shënoi edhe golin që i çoi shifrat në 3-0 duke bërë që Iskuadra zikaltër të parakalojë Juventusin në renditje.

Zonja e Vjetër nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në fushën e Beneventos në një ndeshje ku mungoi Cristiano Ronaldo i lënë pushim nga trajneri Pirlo. Morata i dha avantazhin Juventusit, por bardhezinjtë nuk mundën ta ruanin pasi Benevento barazoi me Letizian.

Top Channel