Moderatori Bledi Strakosha, ishte i ftuari i Ervin Kurtit në rubrikën “N’fermë” në “E Diell”. Bledi, veç punëve të fshatit, ku u kujdes për viçat, shkoi në pazarin tradicional të Krujës për të krijuar qeleshe.
Me ndihmën e mjeshtrit të këtij zanati, Bledi arriti të krijonte një qeleshe me duart e tij, por gjatë kësaj periudhe ai bisedonte me djalin. Moderatori tha se ka një kujtim të veçantë në shtëpi nga mamaja e tij. Ai shtoi se kur mamaja ka qenë më e re dhe kishte shkuar në zbor, e kishin detyruar të priste gërshetat e gjatë, e ai, si një kujtim, i ka ruajtur kaq e kaq vite në një kornizë.
“Gjëja më e veçantë që kam në shtëpi është një kujtim nga ime më, që janë gërshetat e saj kur ka shkuar në zbor, por vajzat kur shkonin në zbor, i priteshin flokët që të mos zinin morra. Nuk ka më morra tani, por brezi i prindërve të mi ka qenë ai brezi që mezi lahej një herë në javë se ashtu ishte koha. Edhe ajo i kishte të gjata që e vogël, ia prenë gërshetat siç i kishte dhe nuk i ka zgjatur më flokët. I kam kujtim flokët tani”, tha moderatori.
Top Channel