Del në ankand karta me autografin e Lamine Yamal; mund të vlejë deri në…20 mijë euro 30/10 21:52
Policia në Argjentinë ka kontrolluar shtëpinë dhe klinikën private të Leopoldo Luque, mjekut të legjendës së futbollit Diego Maradona i cili vdiq katër ditë më parë.
Ata po përpiqen të vërtetojnë nëse kishte neglizhencë në trajtimin e futbollistit apo jo.
Ish ylli, 60 vjeç, vdiq nga një sulm në zemër në shtëpinë e tij në Buenos Aires.
Vajzat e Maradonës thuhet se kanë kërkuar të dinë se çfarë mjekimi dhe trajtimi i’u bë babait të tyre.
Top Channel