Çfarë ndodhi ditën e vdekjes? Infermierja pranon se gënjeu për kontrollin e Maradonës

29/11/2020 12:54

Diego Armando Maradona vdiq në moshën 60-vjeçare si pasojë e një sulmi në zemër. Pati shumë polemika rreth vdekjes së legjendës së futbollit nga përfaqësuesit e tij dhe familjarët.

Ata kritikonin emergjencën dhe trajtimin mjekësor që ju dha 60-vjeçarit dhe pretenduan se nëse do të kishte trajtim të shpejtë, atij do t’i shpëtohej jeta

Tani, thuhet se edhe infermierja që kujdesej në turnin e natës, ka pranuar se ka gënjyer që ka bërë kontroll rutinë ditën e vdekjes, ku deklaronte se Maradona ishte në gjendje të qëndrueshme dhe kishte frymëmarrje normale në 6:30 të mëngjesit.

Ajo tha se e kishte dëgjuar Maradonën duke hyrë në tualet në orën 7:30, por nuk u fut në dhomë që mos e shqetësonte.

Hetuesit dyshojnë se ajo nuk ka hyrë gjatë natës për kontroll dhe ka gënjyer në raportin e saj. Sipas “The Mirror”, hetuesit thanë: ”Infermierja deklaroi se ajo ka kontrolluar shenjat jetësore të tij, por ajo në fakt e ka lënë atë të pushojë”, thuhet në raportin hetimor.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel