Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç gjatë vizitës në kazermën ushtarake “Mija Stanimiroviq” në Nish ka falënderuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin për dhurimin e tankeve dhe automjeteve të blindura.
Në këtë qytet janë prezantuar 11 tanke të llojit T-72MS dhe 10 automjete të blinduara BRDM-2. Vuçiç ka theksuar se qëllimi i këtij donacioni është që Serbia të forcojë edhe më shumë ushtrinë.
Përveç Vuçiç, prezantimi i tankeve është ndjekur nga zëvendëskryeministri i Qeverisë së Serbisë, njëherësh ministri i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviç, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Gjenerali Millan Mojsilloviç dhe ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Bocan-Kharchenko.
“Ky nuk është fundi i bashkëpunimit tonë, por vetëm fillimi i një faze të re. Rusia do të vazhdojë të dorëzojë automjete të blinduara dhe lloje të tjera armësh në mënyrë që Serbia të forcojë sovranitetin e saj,” tha ambasadori rus Bocan-Kharcenko.
Top Channel