Ndërsa një varg vaksinash antiCovid janë pranë miratimit, stafi në aeroportin e Frankfurtit ka filluar të marrë masat për menaxhimin e një sfide logjistike të paprecedentë që është ajo e transportimit të kapsulave jetë-shpëtuese në të gjithë botën.
Ai i Frankfurtit është aeroporti më i madh në Evropë për transportin e mallrave farmaceutike, dhe performanca e tij do të jetë thelbësore në suksesin e imunizimit të miliona njerëzve kundrejt koronavirusit vdekjeprurës.
“Konteinerët janë në gjendje të ngrohen dhe ftohen duke mbajtur kështu temperaturën gjatë transportit në gjendje stabël e kjo do të ishte shumë e rëndësishme për vaksinën antiCovid”.
Përgatitjet në fakt janë të ethshme, veçanërisht tani kur vaksinat janë të afërta…ndaj për drejtuesit e aeroportit, është thelbësore që të mendohet për gjithçka. Për ta, kjo është një sfidë me të cilën nuk janë përballur asnjëherë më parë ndaj ka lindur edhe nevoja për plane rezervë, nëse ata fillestarë nuk do të mund të funksionojnë. Vaksina antiCovid do të transportohet kryesisht gjatë vitit të ardhshëm.
Sidoqoftë, siç ndodh edhe me vaksinën e gripit, që është e nevojshme në mënyrë të përsëritur, me gjasë, transporti i vaksinave do të jetë një rutinë që do të përsëritet çdo një apo dy vjet.
Top Channel