Prej xhami dhe 326 metra i lartë/ Njihuni me ashensorin më të lartë në botë

26/11/2020 13:58

Parku Kombëtar i Pyjeve Zhangjiajie në Kinë është i famshëm për formacionet e tij të larta karstike.

Dhe një nga mënyrat më të shpejta dhe më të lehta për të parë zonën është duke hipur në ashensorin më të lartë në botë.

Ashensori prej xhami, 326 metra i lartë, “Bailong Elevator” u ndërtua buzë një shkëmbi në parkun kombëtar dhe ofron pamje mahnitëse të formacioneve karstike.

Ashensori Bailong përbëhet nga tre ashensorë, secili prej të cilëve mund të transportojë deri në 46 vizitorë në më pak se dy minuta dhe ai shërben si një portë e lehtë për disa nga atraksionet kryesore të parkut.

Përndryshe, vizitorët mund të ngjiten në mal, gjë që zgjat rreth 2.5 orë.

Dhe rreth 18 vjet pas hapjes së tij, Ashensori Bailong mbetet një nga atraksionet “më të nxehta”.Ai mbarte deri në 18,000 turistë çdo ditë para shpërthimit të Covid-19. 

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA