Cikli i personazheve te huaj më veshje tona popullore të shumë krahinave është një motiv i njohur në fotografitë e Roland Tashos.
Dashuria e tyre për etnografinë dhe dashamirësia për vendin tonë i la bëre shumë të huaj te veshin kostumet tona. Një numër të konsiderueshëm të tyre, por edhe figura të reja janë pjesë e ekspozitës së fundit të fotografit
“Këtu janë rreth 60 personazhe. Një pjesë e vogël kanë qenë, ndërsa të tjerët janë te panjohur në këtë cikël. Unë e kam thënë që është një nga projektet e mia shumë të bukura, sepse ndihem mirë me të huajt”.
Që nga ambasadorët e personazhet e tjerë publikë, të politikës, artit, sportit e medias janë fokusi i objektivit të Tashos.
Nga personazhet mund të përmendim duke filluar nga presidenti kroat, kemi Bruno Vespën, De Biasi, dy nënkryetarë parlamenti, kemi kryetarin e bashkisë së Pragës. Një sërë ambasadorësh dhe shumë e shumë personazhe dhe albanologë të njohur.
Diku me tirq e diku me fustanellë, nën petkun tradicional të veriut e të jugut kanë plotësuar dhjetra albume fotografikë e shumë ekspozita të fotografit. Ato janë cilësuar si një iniciativë e vyer në ndërtimin e urave të komunikimit mes popujve.
Top Channel