Pedofili humb ndjenjat, lutet për mëshirë pas 146 goditjeve të kamzhikut në Indonezi (Fotot)

26/11/2020 16:41

Një indonezian u rrëzua përtokë e nisi të lutej për mëshirë teksa u godit thuajse 150 herë me kamzhik për përdhunimin e një fëmije, në një prej dënimeve publike për pedofilët, sipas ligjit islamik në Indonezi.

19-vjeçari rënkonte e qante teksa oficeri musliman i rendit ‘sharia’ jepte dënimin me shkopin e bambusë në qytetin e Idi.

I dënuari lutej që dënimi të ndalonte por vetëm sa u trajtua për pak kohë nga mjekët dhe denimi rinisi.

I dënuari u arrestua në fillim të vitit për ngacmime seksuale dhe përdhunim të viktimës së mitur, por nuk ishte emëruar publikisht.

Dënimi i tij me 146 goditje kamzhiku, është një nga numrat më të lartë dhe rezervohet për krimet më të rënda.

“Dënimi maksimal jepet për t’u bërë shembull parandalues”, tha zyrtari i prokurorisë Ivan Nanjjar Alavi, i provincës lindore Aceh.

Aceh, në perëndim të majës së Sumatra, është një nga rajonet e pakta indoneziane që aplikon ligjin islamik me autonomi të plotë, që prej marrëveshjes me qeverinë qendrore që i dha fund militantizmit separatist, shkruan DailyMail.

Gjithashtu sot, një burrë 40-vjeçar dhe një djalë 21-vjeçar u goditën 100 herë secili me kamzhik për seks me persona nën moshë.

Rrahjet publike të kamzhikut në Aceh, terheqin qindra spektatorë, por turmat janë tkurrur së fundmi prej pandemisë së koronavirusit.
Provinca lejon goditje publike kamzhiku për krime si lojë bixhozi, tradhti bashkëshortore, pirje alkooli, seks homoseksual apo para martese.

FOTO GALERI
2/4
I dënuari u trajtua për pak kohë nga mjekët dhe denimi rinisi.

Top Channel