Pandemia në Mal të Zi, 620 të prekur e 9 të vdekur gjatë 24 orëve

26/11/2020 16:47

620 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID gjatë 24 orëve të fundit në Mal të Zi.

Pas testimit të 1,923 pacientëve është konstatuar se 620 janë infektuar me COVID-19. Fatkeqësisht nëntë persona të tjerë kanë ndërruar jetë.

Që nga fillimi i vitit, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të të prekurve është 32,808, ndërsa numri i vdekjeve është 459.

Top Channel