Gazetarja Anila Hoxha mbrëmjen e sotme shkoi tek familja Përgega në Proto Romano, të cilët jetojnë prej një viti në një kontenier.
Zëvendës ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Artan Shkreli u përplas me ekspertin e Ekonomisë Pano Soko për rastin në fjalë, deri në ofendime kur ky i fundit i tha me ironi “merre fute në burg se ka shkelur ligjin”.
Sipas Sokos zgjidhja më e mirë është që tu jepen para kesh banorëve që ta zgjidhin vetë hallin, ndërsa Shkreli shtoi se nëse bëhen ndërtime pa leje, qytetarët, sigurisht që do ndëshkohen, futen edhe në burg.
Pjesë nga debati
Soko: ku duan e bëjnë si duan, kur s’duan nxjerrin gjëra të tjera.
Shkreli: Shpronësimi tek treni ka shkuar 5 muaj t’i po thua të ndërtojë ajo pa leje?
Soko: merre fute në burg se ka shkelur ligjin, mos më trash mua zërin.
Shkreli: Ju jeni injorant totalisht, shkoni mësoni para se të vini këtu
Soko: Kujt i thua injorant?
Shkreli: Ju mendoni se flisni apo e bëni për të ngritur nervat e panelit, se nuk e kuptoj
Soko: Kush është paneli more, ti?
Eni Vasili: Po pjesë e panelit është, ju lutem mos ofendoni…
Top Channel