Fotot/ Në frontin e koronavirusit, aty ku mjekët rrezikojnë jetën çdo sekondë

26/11/2020 20:15

Për një muaj bëhet viti qëkur një virus i padëgjuar ndonjëherë u shfaq për herë të parë në Whan të Kinës.

Askush nuk e dinte që një gjë e padukshme të ndryshonte rrënjësisht jetën e qenies më perfekte në botë, njeriut. Shifra që tronditin botën të të prekurve apo vdekurve nga COVID-19, i cili nuk dihet se kur do të mbarojë.

Vetëm vaksinat në fazë testimi po zgjojnë shpresën e humbur tek njerëzit. Distancë fizike qoftë edhe më njerëzit më të dashur, mbajtje maskash në çdo ambient, mbyllje shkollash, kufizim stafesh apo anulim i organizimeve më të rëndësishme botërore.

Çdo gjë ka ndryshuar dhe gjithë ky ndryshim do të ketë pasoja pasi e gjithë kjo të mbarojë…nëse do të mbarojë një ditë. mjekët dhe infermierët janë në frontin e rrezikut duke rrezikuar jetën e tyre për atë të të tjerëve. Më poshtë janë disa prej momenteve të mjekëve në spitale duke dhënë ndihmën e tyre për pacientët.

FOTO GALERI
2/20

Top Channel