Del autopsia e vdekjes së Maradonës. Mediat argjentinase shkruajnë se 60-vjeçari vdiq në gjumë, pas një ataku në zemër.

Dy javë më parë ai la spitalin, pas operacionit për të hequr një mpiksje gjaku në tru. Qeveria e Argjentinës ka njoftuar se do të mbajë tre ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit Diego Armando Maradona.

Lajmi u bë i ditur nga institucionet qeveritare argjentinase, vetëm pak minuta pas lajmit të vdekjes së “El Pibe D’oro”.

Ndërkohë në zi është edhe qyteti italian i Napolit, pasi pikërisht me klubin me të njëjtin emër, Maradona ka shkruar historinë në periudhën 1984-1991, kur ka fituar edhe dy tituj kampionë në Itali.

Qirinj të shumtë janë ndezur pranë stadiumit “San Paolo”, përpara murales së Maradonës, ndërsa së fundi presidenti De Laurentiis ka propozuar që emri i legjendës argjentinase të vihet edhe në impiantin sportive të Napolit.

FOTO GALERI
3/20

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA