Princi i Suedisë Carl Philip dhe bashkëshortja e tij, Sofia

Princi i Suedisë Carl Philip dhe bashkëshortja e tij, princesha Sofia, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Carl Philip, djali 41-vjeçar i Mbretit Carl XVI Gustaf e mbretëreshës Silvia, dhe Sofia, 35 vjeçe, kanë simptoma të lehta dhe janë në karantinë në shtëpinë e tyre në kryeqytetin Stokholm.

Mbreti, mbretëresha, motra e madhe e princit, princesha e Kurorës Victoria dhe burri i saj princi Daniel do të testohen gjatë ditës.
Suedia ishte një nga të paktat vende që nuk zbatoi masa të rrepta kufizuese dhe përkundrazi, u mbështet në rekomandimet e publikut për të ndaluar përhapjen e virusit.

Mbledhjet publike tani janë të kufizuara në tetë persona dhe shërbimi i pijeve alkoolike është i ndaluar midis orës 22:00 dhe ora 11:00 në gjithë vendin.

Suedia deri më tani ka regjistruar 236.355 raste me covid dhe 6.622 vdekje.

Top Channel