Mat- Një 24-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Burrelit.
Sipas policisë i arrestuari është M. H., 24 vjeç, banues në Burrel. 24 vjeçari i ndaluar nga Policia, i dënuar më parë për krime kundër personit, vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike.
Ky shtetas në datë 01 shtator 2020, në qytetin e Burrelit, pas një konflikti për motive të dobëta dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe kanosur shtetasin S. N., (i ndaluar më parë nga Policia).
Njoftimi i policisë:
Vijon puna për kapjen e personave në kërkim.
24 vjeçari i ndaluar nga Policia, i dënuar më parë për krime kundër personit, vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin në kërkim M. H., 24 vjeç, banues në Burrel.
Ky shtetas në datë 01 shtator 2020, në qytetin e Burrelit, pas një konflikti për motive të dobëta dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe kanosur shtetasin S. N., (i ndaluar më parë nga Policia).
Në momentin e kapjes së shtetasit M. H., i janë gjetur të fshehura në trup disa doza të vogla me lëndë narkotike e dyshuar canabis sattiva.
Për shtetasin e lartëpërmendur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese e municioneve”, “Kanosje” dhe “ Prishje e qetësisë publike”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme.
Top Channel