Shkodër/ Prodhim dhe shitje narkotikësh, moskallëzim krimi, policia ndalon tre shtetas të shpallur në kërkim

24/11/2020 10:27

Policia ka ndaluar tre shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale,si ajo e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, për “moskallëzim krimi”, si dhe për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

U vu nën prangat e policisë: shtetasi L. T., për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në datën 20.11.2020, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; shtetasi E. K., për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në datën 20.11.2020, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim; si dhe shtetasi S. J., për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në datën 20.11.2020, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim.

Shkodër

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapen dhe ndalohen 3 shtetas të shpallur në kërkim për vepra penale të ndryshme.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i tre personave të shpallur në kërkim:

L. T., 42 vjeç, banues në lagjen “Bahçallëk”, Shkodër, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në datën 20.11.2020, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

E. K., 38 vjeç, banues në lagjen “Manush Alimani”, Shkodër, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në datën 20.11.2020, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim;

S. J., 25 vjeç, banues në lagjen “Manush Alimani”, Shkodër, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në datën 20.11.2020, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA