Shkeli masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, kapet nga policia 54-vjeçari në Berat
24/11/2020 13:27
Berat- Një 54-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga polica e Beratit.
I arrestuari është E. D., 54 vjeç, banues në Berat, i është vënë në pranga për shkak se akuzohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është kapur nga shërbimet e Policisë jashtë ambienteve të banesës.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., 54 vjeç, banues në Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është kapur nga shërbimet e Policisë jashtë ambienteve të banesës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Top Channel