Morri pjesë në ditëlindjen e Bes Kallakut bashkë me Metën, Kryemadhi: Matëm temperaturën në hyrje, vetëm një orë ndenja

24/11/2020 22:14

Mbrëmjen e sotme në “Open”, nuk mund të lihej pa përmendur edhe pjesëmarrja në ditëlindjen e Bes Kallakut në kohë pandemia që distanca e mbajtja e maskës janë një ndër rregullat primare.

Të gjithë pjesëmarrësit në ditëlindje u gjobitën, mes tyre edhe presidenti Ilir Meta dhe Kryemadhi, gjithashtu u pezulluan edhe 6 policë. Kryemadhi tha se çdo tavolinë ishte e ndarë me familjarë dhe se në hyrje të gjithëve iu mat temperatura dhe sipas saj kjo nuk solli asnjë problem.

Para se kryeministri të merret me domatet e Bes Kallakut të merret me viktimat. Unë kam ndenjur një orë dhe tavolinat nuk ishin më shumë se 10 veta. Edhe këtu 10 veta jemi nuk duhet të gjobitemi. Dashuria për njerëzit është shumë e rëndësishme, nuk kam parë një të sëmurë që e mund sëmundjen vetëm. Bes Kallaku u mati të gjithëve temperaturën në hyrje kështu që mos u shqetësoni. Ishin një familje në çdo tavolinë kështu që s’ka të bëjë fare”, tha Kryemadhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA