13-vjeçari hap zjarr në një shkollë në Brazil, dy të vrarë dhe disa të plagosur në Rio Branco Në Indi deri më sot janë regjistruar më shumë se 9,1 milionë raste të infeksionit të koronavirusit të ri(COVID-19), pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 37.975 të infektuar, që megjithatë është më pak se ditët e kaluara kur u regjistruan mbi 40.000 raste.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Indisë, si në ditët e kaluara, ka vazhduar trendi i rënies së vdekjeve dhe rasteve të infektimeve me COVID-19.
Numri i rasteve të konfirmuara arriti në 9.177.840, ndërsa 480 njerëz vdiqën në 24 orët e fundit si rezultat i infeksionit me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 134.218. Në Indi, mbi 8,6 milionë njerëz janë rikuperuar nga koronavirusi deri më tani.
Në 24 orët e fundit, 22 raste të reja të COVID-19 u regjistruan në Kinë, nga të cilat 20 u importuan nga jashtë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 86.464.
Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë, asnjë vdekje nuk është raportuar në këtë vend në 24 orët e fundit si rezultat i COVID-19.
Në Kinë, ku COVID-19 u shfaq për herë të parë në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, 4.634 njerëz kanë vdekur nga efektet e koronavirusit deri më tani, ndërsa 81.508 janë rikuperuar./AA/
Top Channel