Hakmarrja tradicionale/ Burri i lidhur në kafaz, hidhet në lumë pas tradhtisë bashkëshortore (Video)

23/11/2020 16:59

Këto janë moment shokuese kur një burrë në Kinë, i zhveshur dhe i lidhur në një kafaz druri është lëshuar në ujin e ftohtë të lumit pasi u kap në krevat me nje dashnore.

Pamjet e shpërndara online raportohet se tregojnë burrin e përlotur që tradhëtonte gruan, teksa një grup burrash e lidhnin për t’i bërë dënimin tradicional.

Metoda që përkthehet pak e shumë si ‘zhytje në kafazin e derrit’, praktikohej nga popujt e lashtë kinezë si një mënyrë primitive e dënimit të tradhtisë bashkëshortore.

Pas incidentit burri ishte një gjendje të stabilizuar, njoftoi policia, duke shtuar se kishte arrestuar katër njerëz për aktet e dhunshme dhe po hetonte për të tjerë.

Skenat shokuese u zhvilluan në qytetin kinez Maoming në fundjavë, thonin mediat vendase.

Në videon që u bë shpejt virale në mediat sociale kineze, burri dukej i shokuar kur njerëzit hynë në dhomën ku e kapën thuajse të zhveshur në krevat, me një grua që nuk ishte bashkëshortja e tij.

Pasi e lidhin burrin në kafaz me litarë, grupi e nxjerrin atë jashtë ndërtesës dhe e hedhin në lumin aty pranë. Pak më vonë ai raportohet se ishte nxjerrë nga uji.

“Zhytja në kafazin e derrit” përdorej nga popujt kinezë gjatë dinastisë Ming (1368 – 1644 AD) dhe dinastisë Qing (1644 – 1912 AD) si dënim për tradhtinë bashkëshortore.

Por asokohe ata lidheshin dhe lëshoheshin në lumë derisa mbyteshin.

Dënimi nuk është aprovuar kurrë nga ligjet kineze por përdoret nganjëherë në zona rurale të vendit.

Autoritetet thanë se incidenti kishte ardhur si rezultat i ‘konflikteve romantike’, pa dhënë më shumë detaje.

FOTO GALERI
5/5
Dhe me pas leshohet ne lumë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA